MENU
klinika

Analiza

“Storm Shadow”, si Ukraina do të hedhë në erë urën e Krimesë

13.05.2023 - 15:08

Kundërofensiva ukrainase po afrohet, dhe “çelësi” i suksesit padyshim do të jetë ndihma perëndimore, Edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka konfirmuar e Ukraina në një farë mase varet nga aleatët. Në këtë kontekst, raketat me rreze të gjatë veprimi nga Britania e Madhe, për forcat e armatosura të Ukrainës do të paraqesin sfida të reja të vështira për mbrojtjen ruse, siç shkruan Newsweek.Të enjten, Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, u tha ligjvënësve të Mbretërisë së Bashkuar se raketat me rreze të gjatë “Storm Shadow” do të dërgoheshin në Ukrainë, ndonëse nuk specifikoi se sa.

Raketat e reja

Ukraina ka kërkuar në mënyrë të përsëritur për aftësi sulmi me rreze të gjatë, por mbështetësit perëndimorë të Kievit kanë hezituar të furnizojnë armë që mund të përshkallëzojnë situatën ose armë që ofrojnë mundësinë për Ukrainën për të goditur brenda territorit rus. “Komandantët ukrainas e dinë shumë mirë se ku duhet ta kenë fokusin raketat e tyre të reja për efekt maksimal”, tha eksperti ushtarak David Hambling. “Raketat mund të godasin një objektiv specifik, me precizitet”, tha ai për Newsweek. Raketat e lëshuara nga ajri kanë një rreze veprimi më të madhe se 155 milje, sipas prodhuesit. Ato janë krijuar për të “përmbushur kërkesat e sulmeve të para-planifikuara kundër objektivave me vlerë të lartë, fikse ose të palëvizshme”, madje edhe në kushte ekstreme, tha “MBDA Missile Systems” për “Storm Shadow”. Gama e raketave tejkalon edhe sistemet e armëve që Amerika i ka dhuruar Ukrainës.

Shkatërrimi i urës së Krimesë

Ndikimi që do të kenë këto armë do të varet përfundimisht nga sa raketa “Storm Shadow” do të marrë Ukraina. Ushtria e Kievit do të jetë në gjendje të godasë objektiva të forta, duke përfshirë bunkerët e komandës nëntokësore, qendrat logjistike dhe fushat ajrore. Ata do të ofrojnë gjithashtu mundësinë për të goditur urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë kontinentale me gadishullin e aneksuar të Krimesë.Ura është një nyje e rëndësishme logjistike në planifikimin ushtarak rus dhe është kritike për përpjekjet e Rusisë për furnizim në rajonin jugor Kherson të Ukrainës. Humbja e urës do të përbënte një pengesë të madhe për forcat e armatosura të Rusisë dhe një humbje të rëndësishme simbolike për Vladimir Putin.Deri më tani, diapazoni i kufizuar i sistemeve të tjera të armëve të Ukrainës dhe mbrojtja e rëndë ruse rreth ngushticës së Kerçit kanë parandaluar një goditje të koordinuar në urë.

“Dhimbje koke” për rusët

“Storm Shadow” gjithashtu është një “dhimbje e re koke”, për organizimin e mbrojtjes ajrore ruse në javët dhe muajt e ardhshëm, sipas ekspertëve. Raketa është efektivisht e papërmbajtshme dhe ka shumë pak gjasa që të zbulohet nga mbrojtja ajrore ruse.“Rusia ose do të detyrohet të zhvendosë burimet, si rezervat e municioneve, larg rrezes së këtyre armëve të reja, ose do të shohë qindra ton municione të çmuara artilerie të zhduken në një çast”, tha një ekspert. Ushtria e Moskës tani do të duhet të marrë në konsideratë të gjitha objektivat që raketat “Storm Shadow” mund të jenë në gjendje të arrijnë, dhe më pas si t’i mbrojnë ato, thanë ekspertët. Kjo mund të nënkuptojë zhvendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore nga vija e frontit, ose diku tjetër në Rusi. Nëse këto mbrojtje tërhiqen nga vijat e frontit, kjo ofron një avantazh të ri për forcën ajrore të Ukrainë.

Ndryshim loje

Lëvizja ngre pyetje nëse vendet e tjera të NATO-s, të tilla si SHBA, do t’i japin Ukrainës armë me rreze më të gjatë si ATACMS, ose sisteme raketore taktike të ushtrisë. Uashingtoni deri më tani ka refuzuar t’i dhurojë Ukrainës këto sisteme raketore, të cilat mund të kenë një rreze të ngjashme me “Storm Shadow”. Ndryshe nga hezitimi i Perëndimit për të ofruar raketa me rreze të gjatë veprimi, ky njoftim i Britanisë lë të kuptohet se “mendimi i ndërkombëtarëve ka ndryshuar dhe në fakt rrit më tej nivelin e mbështetjes që Perëndimi është i gatshëm të ofrojë”. “Një numër i vogël i raketave nga Britania e Madhe mund të mos bëjë një ndryshim të madh ushtarak, por mund të sinjalizojë ardhjen e më shumë armëve dhe më të rënda” nga vendet e NATO-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN