MENU
klinika

Gjirokastër

Si trashëgohet artizanati në qytetin e gurtë?

13.05.2023 - 16:59

Kurora e krenarisë së Gjirokastrës kulturore e historike “Pazari Karakteristik” dhe “Kalaja e Argjiros” nuk mund të ndahen nga ato elemente që hedhin themelet kulturore, që mbajnë gjallë traditën, historinë dhe i trashëgojnë ato ndër breza për mos tu shkëputur më kurrë.

DRTK Gjirokastër na prezanton me shembullin e njërës prej artizaneve që spikat për punën e saj autentike. Ajo është Buqe Muka, mjeshtre që punon me dëshirë dhe dashuri. Veçantia e saj qëndron në faktin se punon mbi skicat e djalit të saj 20-vjeçar, Markelian Muka i cili ka zgjedhur të ndjekë rrugën e nënës së tij.

Buqe Muka rrëfen se ka punuar që e vogël, duke ndjekur shembullin e nënës së saj.

“Dëshira për ta punuar një veshje tradicionale për vete, më futi në këtë teknikë që më dukej e paarritshme në fillim”, rrëfen Buqja e cila sfidë pas sfide arriti edhe të përfshihej në restaurimin e elementëve të ndryshëm në Muzeun Etnografik, në Gjirokastër.

Teknika që ajo pëlqen më shumë është “punimi me tërtil”. Një lloj qëndisje që tregonte klasën e lartë shoqërore të vendit tonë në shekujt e kaluar.

Për 2 muaj ishte pjesë e ekipit të restaurimit të objekteve në muze dhe puna me veshje dhe tekstile të punuara 100-150 vjet më parë e futi në një dimension tjetër.

“Ishte njësoj si të futeshe në një bibliotekë të madhe. Ku çdo send, çdo veshje, ishte libër më vete. Ky është momenti ose pjesa më e bukur e gjithë rrugëtimit tim si qëndistare”, tregon Buqe Muka.

Tashmë klientë të saj janë persona me moshë e kombësi nga më të ndryshmet. Ajo ndihet e lumtur kur mendon se punimet e saj artizanale, kanë kaluar kontinente.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe