MENU
klinika

Detajet

Rama i fton për dialog/ Studentët: Jo pallavra qeverie!

13.12.2018 - 12:01

Mijëra studentë janë vendosur para Parlamentit, duke kërkuar përmbushjen e 8 kërkesave që i kanë drejtuar qeverisë Rama dhe njëkohësisht thërrasin të gjithë bashkë: “Ulni tarifat!”.

“Jam gati të diskutoj me ta por a duan studentët?! Shuplaka të tilla na duhen për tu bërë më të vetëdijshëm. Kërkoj dialog jo për të vonuar zgjidhjen apo për ta zgjatur pafund por për të hapur një kapitull. Të tetë pikat janë të realizueshme dhe ne jemi gati të realizojmë.

Janë të ftuar në çdo moment edhe këtu në këtë sallë, nëse dëshirojnë që të diskutojnë hapur lidhur me 8 pikat e tyre por edhe më shumë se kaq. Opozita reale janë ata studentë që kanë vendosur të ngrenë krye kundër atij sistemi që i ka marrë peng dhe na kanë dhënë një shuplakë për të na shkundur dhe për të na bërë që ti hapim sytë më shumë dhe ti fokusojmë më shumë tek ajo që ndodh. Unë jam gati këtu e kudo që studentët duan të flasin me ta. Jo për ti torolisur, as për të mbyllur protestën. Nuk dua që protesta të mbyllet…”, theksoi Rama.

Por jashtë Parlamentit, turma thërriti: “Pallavra qeverie! Të marrë vendimmarrje!”.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha nga Kuvendi, se është e gatshme të marrë çdo përgjegjësi.

“Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta.  Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta. “Lindita Nikolla, dil në Bulevard dhe shkolla është e jona”. Po të dashur student, ndaj i mbyllëm shumë kioska.

Unë dalë në Bulevard me peshën institucionale. Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon, për reformën sistematike. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi.  Ata kanë të drejte, por për të fituar një bejte është drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi.” u shpreh Nikolla nga Kuvendi.