14.05.2023 - 20:19
Nuk është fotomontazh, por një histori shqiptare rurale që vjen nga Tropoja. Fotoja në fjalë është publikuar nga një banor i fshatit Bujan të Tropojës, Kujtim Margjeka, i cili bashkë me gruan kanë kaluar një sfidë të madhe për të shkuar në qendrën e tyre të votimit, duke kaluar në një urë të shkatërruar.
“Sapo votuam dhe ne kthim per shtepi ‘ne foto gruaja ime duke kaluar uren’ shpresojmë qe te rregullohet nje dite. ( vota jon plumb per armikun e per katund te fikun )”, shkruan banori i zonës së Tropojës në rrjetin e tij social të ‘Facebook’-ut.
Në këtë ditë zgjedhjesh, qytetari e adreson këtë problematikë, duke shpresuar se do të gjejë zgjidhje.