13.12.2018 - 12:28
Edhe pse në moshën 102-vjeçare një australiane ka provuar adrenalinë e jashtëzakonshme që të jep hedhja me parashutë.
E moshuara Irene O’Shea e mbylli me sukses hedhjen e saj dhe këtë e bëri vetëm për bamirësi.
102-vjeçarja Irene O’Shea shënoi rekord me hedhjen e saj për të tërhequr vëmendjen dhe kërkuar donacione për shoqatën e Sëmundjeve Nervore të Australisë Jugore, një sëmundje që prek trurin dhe nervat.
Vajza e saj ka vdekur si pasojë e kësaj sëmundje dhe tashmë ajo është e angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin.