Pas deklaratave në Kuvend, kryeministri Edi Rama në rrjetin social Twitter e ka cilësuar dobësi refuzimin në kor të dialogut nga ana e studentëve.
Pavarësisht thirrjeve të tij të ditëpërditshme dhe minutave të shpenzuara nga foltorja e Kuvendit, studentët duken të vendosur të mos ulen në një tryezë me kryministrin për dialoguar.
“Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT,” shkruan Rama.
“Miq!Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres,” shkuan ai në Twitter.