MENU
klinika

Presidenti serb jep një datë!

Vuçiç për kërkesat e opozitës: Do të shkojmë në zgjedhje

15.05.2023 - 10:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se zgjedhjet në vend, do të mbahen më së voni në shtator, duke iu përgjigjur kërkesave të opozitës.

Vuçiç u shpreh se më 26 maj, kur Partia Përparimtare Serbe do të zhvillojë mbledhjen e saj, do ta njoftojë popullin për gjithçka.

“Asgjë, nuk është problem, a jeni pro zgjedhjeve, në datën 26 maj po informoj popullin, do shkojmë në zgjedhje, do të thotë do të shkojmë në zgjedhje maksimumi në shtator, ju thjesht nuk do të zgjedhim se cilat zgjedhje sepse kjo nuk është shatërvan dëshirash, dhe shteti nuk është lodër, e për të gjithë të tjerët, nëse doni të flasim, jemi gati”, theksoi Vuçiç duke iu drejtuar përfaqësuesve të opozitës.

Ai shtoi se pas disa ditësh nuk do të jetë më kryetar i partisë politike SNS. Vuçiç nënvizoi se nuk i shkon mendja të zëvendësojë ministren e policisë Bratislava Gashiq, dorëheqja e së cilës është një nga kërkesat e opozitës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin