MENU
klinika

Erion Isai: Grusht spektakolar elektoral

Partia Socialiste fiton Bashkinë e radhës, siguron edhe Kolonjën!

15.05.2023 - 10:40

Partia Socialiste ka fituar bashkinë e radhës. Kryebashkiaku Erion Isai ka arritur të sigurojë 65% të votave në Kolonjë, duke i siguruar një tjetër bashki PS-së.

Pas përfundimit të rezultatit të votimit, ai tha se ky ishte një grusht spektakolar elektoral.

Ndërsa e cilësoi fitoren një rezultat hisorik.

“Kolonja dha një grusht spektakolar elektoral në këto zgjedhje. 65% për Ramën dhe PS, rezultat historik”, tha ai.