Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë e Sarandës.
Kandidati i Partisë Socialiste, Oltion Çaçi ka siguruar mandatin në krye të kësaj bashkie, me një diferencë votash prej 2892 karshi rivalit të tij kryesor nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë;, Ardit Çikulli, i cili ka siguruar vetëm 5017 vota.
Në garë për Sarandën, ka qenë dhe kandidati i PD-së, Skënder Muço i cili fitoi vetëm 669 vota ndërsa kandidati, Gjergj Mërkuri nga zgjedhësit ka fituar 1480 vota.
Partia Socialiste ka fituar bashkinë e Skraparit. Paraditen e sotmr është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit në këtë bashki ku PS dominon me më shumë se 50 të votave.
Kandidati i PS Adriatik Mema ka marrë 3456 vota ndërkohë që Xhelal Mustafallari ka marrë 2733 vota.
Bashkia e Skraparit kishte 23 kuti votimi në total.