Partia Socialiste është fituese e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Përmes garës elektorale ajo mundi të fitojë 53 bashki të vendit ndërkohë që opozita pësoi humbjen e thellë.
Në zgjedhje koalicioni “Bashkë Fitojmë” mundi të marrë vetëm 7 bashki. Opozita humbi edhe basionet e saj si Shkodrën dhe Tropojën ndërkohë që fitoi në Pukë, Memaliaj, Himarë, Has, Fushë-Arrëz, Kavajë dhe Mirditë. Fredi Beleri fitoi bashkinë e Himarës nga burgu. Këto bashki janë të vetmet të ngjyrosura me ngjyrën blu të “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa bashkitë e tjera në hartë janë rozë, kundërt një bashkie të fituar nga MEGA.
Opozita nuk mbajti dot bashkinë e Shkodrës ndërkohë që Benet Beci shpalli dje fitoren në Shkodër, pasi rezulton mbi 11 mijë vota në avantazh përballë Bardh Spahiut. Beci në një prej KZAZ-ve shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe numëruesit e votave, ndërsa shtoi se ishte krenar për rezultatin. “Jemi krenarë për rezultatin tonë”, tha Beci. Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia i cili pësoi një disfatë të thellë përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Benet Beci u shpreh se çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, dhe shton se shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”, shkruan ai. Partia Socialiste garantoi fitoren e saj në bashkinë e Tropojës këtë të Hënë. Kandidati socialist Rexhë Byberi mori 51.25% të votave kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Besnik Dushaj, i cili siguroi 48.75% të votave. Për këtë bashki, ka pasur 38 kuti votimi në total. Byberi tashmë do e drejtojë këtë bashki për 4 vitet e ardhshme. Përmes një fotoje në Facebook-un e tij, ai shkruan: “Faleminderit Tropojë me zemër!”.
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë fitoi përballë socialistit Jorgo Goro. Një garë kokë më kokë dhe duket se kutia e fundit i dha fitoren Belerit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi foli për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë i cili fitoi zgjedhjet në këtë bashki një ditë pas arrestimit me akuzën për blerje vote. Celibashi u shpreh se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki. Ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
KAMËZ
Rakip Bajram Suli PS, 27856 vota- 60.35%
Bilbil Bajraktari PD, 1995 vota- 4.32 %
Arjan Hoxha BF, 16306 vota- 35.33 %
VORË
Blerim Shera PS, 9638 vota- 73.52%
Indrit Hoxha BF, 3471 vota- 26.48 %
ELBASAN
Gledian Llatja PS, 35061 vota 56.19%
Luçiano Boçi BF, 27340 vota, 43.81 %
PUSTEC
Pandi Jani BF, 741 vota 35.05%
Pali Kolefski PS, 1373 vota 64.95 %
KOLONJË
Erion Isai, PS, 3873 vota 64.28%
Et’hem Lumani BF, 2152 vota 35.72 %
LIBRAZHD
Mariglen Disha PS, 10364 vota 74.45%
Shefki Çota BF, 3557 vota 25.55 %
DROPULL
Thanas Maneka BF, 679 vota 14.87 %
Dhimitraq Toli PS, 3709 vota 81.25%
Kosta Garo, Thurje, 177 vota 3.88 %
TROPOJË
Besnik Dushaj BF, 4876 vota 48.75 %
Rexhe Byberi PS, 5126 vota 51.25%
ROSKOVEC
Erdit Hazizaj BF, 5454 vota, 47.48 %
Majlinda Bufi, PS, 6033 vota, 52.52%
PEQIN
Mustafa Pashja BF, 4677 vota 42.22%
Bukurosh Maçi PS, 57.78 %
PËRMET
Edmond Komino BF, 1178 vota 23.44%
Alma Hoxha PS, 3847 vota 76.56%
BULQIZË
Defrim Fiku BF, 5514 vota, 39.73 %
Festime Mjeshtri PS, 8364 vota, 60.27%
SARANDË
Skënder Muço PD, 669 vota 4.44 %
Ardit Çikuli BF, 5017 vota 33.28 %
Oltion Çaçi PS, 7909 vota 52.46%
Gjergji Mërkuri, 1480 vota 9.82 %
LUSHNJE
Eriselda Sefa PS, 22402 vota 62.64%
Eduart Sharka BF, 13362 vota 37.36 %
LIBOHOVË
Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64%
Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %
PUKË
Rrok Ndrec Dodaj BF, 3480 vota 58.13%
Gjon Gjonaj PS, 2507 vota 41.87 %
HAS
Miftar Dauti, 4345 vota 55.98%
Beqir Mulaj, 3417 vota 44.02 %
MEMALIAJ Gjolek Guci, 2701 vota 47.25 %
Albert Malaj, 3016 vota 52.75%
HIMARË
Jorgo Goro BF, 3818 vota 49.88 %
Alfred Beleri PS, 3837 vota 50.12%
MAT
Skënder Gjuci BF, 4370 vota 33.89 %
Agron Malaj PS, 8525 vota, 66.11%
BELSH
Arif Tafani PS, 4536 vota 50.23%
Bedri Qypi BF, 4495 vota 49.77 %
PATOS
Fation Duro PS, 8120 vota 70.50%
Pranvera Rizaj PD, 740 vota 6.43 %
Sofije Alushaj, BF, 2657 vota 23.07 %
SKRAPAR
Euglen Mustafallari BF, 2733 vota, 44.16 %
Adriatik Mema PS, 3456 vota 55.84%
LIBOHOVË
Leonard Hide PS, 1387 vota 52.64%
Adil Xhelili BF, 1248 vota 47.36 %
KLOS
Valbona Kola PS, 4466 vota 56.07%
Bedri Hoxha BF, 3499 vota, 43.93 %
KËLCYRË
Klement Ndoni PS, 2018 vota, 49.33%
Adriatik Spahiu, PS, 137 vota, 3.35 %
Arjan Kasaj, BF 1936 vota 47.32 %
GRAMSH
Hasim Çekrezi BF, 5629 vota 47.33 %
Besion Ajazi PS, 6263 vota, 52.67%
DELVINË
Ilir Mehmeti, BF, 1781 vota 36.36 %
Besmir Veli PS, 3117 vota 63.64 %
SELENICË
Nertil Bellaj PS, 5074 vota 59.01 %
Leonard Rakipaj BF, 3525 vota 40.99%
TEPELENË
Sokol Guga PD, 346 vota 7.00 %
Tërmet Peçi PS, 4088 vota, 82.67%
Baftjar Imeri BF, 511 vota, 10.33 %
POLIÇAN
Florian Qama PD, 545 vota 11.44 %
Behar Xhaferaj BF, 461 vota, 9.68 %
Adriatik Zotkaj PS, 3756 vota, 78.87%
DEVOLL
Eduard Duro PS, 8279 vota 51.15%
Elvis Hajdërlli BF, 7827 vota 48.36 %
Çlirim Hoxha (Pavarur), 80 vota, 0.49 %
KORÇË
Ledina Alolli, 13631 vota 39.37 %
Sotiraq Filo, 20996 vota 60.63%
KUÇOVË
Abedin Oruçi PEISH, 1099 vota 9.35 %
Admir Sinamati BF, 4927 vota 41.94 %
Safet Gjici PS, 5723 vota 48.71%
CËRRIK
Servet Duzha BF, 3416 vota 28.80 %
Andis Salla PS, 8444 vota 71.20%
KONISPOL
Ergest Ladimir Dule, PS, 2386 vota 54.67%
Fatmir Sali Shero BF, 1978 vota 45.33 %
PRRENJAS Nuri Belba PS, 6583 vota 62.65%
Suzana Topi BF 3925 vota 37.35 %
VAU I DEJËS
Klomentina Drini PD, 847 vota 6.02 %
Kristian Shkreli PS 7823 vota 55.62%
Zef Hila BF, 5396 vota 38.36 %
VLORE
Hysni Sharra BF, 11787 vota 29.45 %
Ermal Dredha PS, 28243 vota 70.55%
LEZHË
Pjerin Ndreu PS, 18021 vota 52.75%
Pashk Gjoni BF, 16140 vota 47.25 %
DIBËR
Ismail Uka, BF, 6432 vota 27.11 %
Naim Gazidede PD, 1236 vota 5.21 %
Rahim Spahiu PS, 16061vota 67.69%
MALIQ Alfred Gega BF, 6875 vota 33.62 %
Gëzim Topçiu PS, 13574 vota 66.38%
BERAT
Zija Ismaili BF, 10394 vota 38.53 %
Ervin Demo PS, 16580 vota 61.47%
DIMAL
Gentian Meçi BF, 1475 vota 12.99 %
Dritan Sula PD, 4105 vota, 36.15 %
Juliana Memaj, PS, 5774 vota 50.85%
DIVJAKE
Josif Vangjel Gorrea PS, 9060 vota 57.80%
Aurel Jemin Malko, 6614 vota 42.20 %
SHKODËR
Benet Beci PS, 34302 vota 60.20%
Bardh Spahia, BF, 22678 39.80 %
Agron Kapllanaj, PD, 5450 vota 45.90 %
MALLAKASTER
Qerim Ismailaj PS: 5967 vota 45.90 %
Agron Kapllanaj PD: 5600 vota 48.42%
Resmi Shanaj BF: 724 vota 5.68 %
DURRËS
Emirana Sako PS, afro 48 mijë vota
Igli Cara BF, afro 38 mijë vota
GJIROKASTËR
Dorjan Lani BF, 4595 vota 29.48 %
Flamur Golemi PS, 10990 vota 70.52%