MENU
klinika

Fuqia e SHBA po rritet

“Mbreti” i ri i naftës

13.12.2018 - 13:45

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që influenca e Shteteve të Bashkuara në tregjet global të naftës do të vazhdojë të rritet, pavarësisht se nuk mori pjesë në samitin e madh mes OPEC dhe vendeve të tjera aleate gjatë javës së kaluar.

“Takimi i javës së kaluar na kujtoi se Rusia, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara  janë lojëtarët më të mëdhenj të tregut me prodhimin e tyre që kalon 40% të totalit në botë”, deklaroi Agjencia.

Kur OPEC dhe vendet aleate u takuan në Vienë javën e kaluar për të arritur në dakordësi për të ulur prodimin, mungonte prezenca e pashmangshme e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Donald Trump ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme OPEC për ndikimin te çmimet e naftës dhe i ka kërkuar Organizatës që të prodhojë më shumë naftë që të ulë çmimin.  Shtetet e Bashkuara janë kthyer në një konkurrent kryesor në tregun e naftës dhe është renditur në vendet kryesore ndër prodhuesit, falë revolucionit të naftës argjilore.

Deri më tani për vitin, importet neto të SHBA kanë arritur në një mesatare prej 3.1 milionë fuçi në ditë, ndërkohë që përpara revolucionit 10 vite më parë, shifra qëndronte në 11.1 milionë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Kjo e fundit theksoi se ndërsa bashkëpunimi mes Rusisë dhe Arabisë Saudite përbën bazën e manaxhimit të prodhimit, Shtetet e Bashkuara përbëjnë anëtarin e tretë që nuk merr pjesë në lojë. Shtetet e Bashkuara përbëjnë vendin më të madh prodhues në botë dhe konsumatorin më të madh, kështu që çmimet e ulëta të naftës janë të mirëpritura, pavarësisht se prodhuesit amerikan mund të kërkojnë rritjen e tyre për të inkurajuar investimet.