MENU
klinika

"Është ç’njerëzore!"

Fjorala reagon pas deklaratës së bujshme të Zhaklinës

16.05.2023 - 11:22

Ish-pinionistja e ‘Big Brother VIP’ Zhaklina Lekatari është kthyer së fundmi në një ndër emrat më të komentuar në rrjet dhe kjo për shkak të deklaratave të saj të cilat nxisin reagime të shumta nga publiku.

Dhe deklarata që po përflitet së fundmi është ajo e disa ditëve më parë ku Zhaku u shpreh në rrjetet sociale se “ndihet e sigurt në një vend pa shqipe”, ndërkohë që ndodhej me puahime në Serbi, Beograd.

E kjo gjë nxiti reagimin e shumë personave ku një ndër to ishte ish-banorja e Big Brother VIP, Nita Latifi e cila e quajti “hipokrizi e gjallë” dhe “turp” deklaratën e Zhaklinës. Mirëpo kjo e fundit nuk ‘ia përtoi’ aspak me përgjigjen e saj, ku nëpërmjet një videoje në InstaStory, e quajti Nitën “pseudokëngëtare” (Lexo këtu).

Ndërkohë një tjetër personazh që ka reaguar në lidhje me këtë situatë është dhe Fjoralba Ponari. Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, moderatorja shprehet se veprimi i ish-opinionistës është ‘anti-shqiptare dhe çnjerëzore’.

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera.”- shkruan ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë