MENU
klinika

INSTAT na tregon shifrat për vitin 2021

Thellohet pabarazia ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera

17.05.2023 - 12:33

Pabarazia ekonomike vit pas viti po thellohet ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera, për shkak se ekonomia e kryeqytetit po rritet me ritme më të larta se ekonomia e qarkut më të varfër në vend Kukësit.

Për rrjedhojë ritmet e konvergjencës në vend që të ngushtohen po thellohen me tej, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT për PBB-në e Rajoneve më 2021 që u botua sot. Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, në vitin 2021, ishte në Tiranë, me 886 mijë Lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 13,83%, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 134% mbi mesataren e vendit. Në krahun tjetër në qarkun më të varfër të vendit, Kukësi e kishte PBB-në për frymë 395 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 8,74%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 59 për qind e mesatares kombëtare.

Qarku Fier me 714 mijë Lekë PBB për frymë shënoi një rritje në terma nominale prej 14,29%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 8,17% mbi mesataren e vendit dhe Qarku Gjirokastër me 683 mijë Lekë, i cili shënoi një rritje në terma nominale prej 10,68%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 3,40% mbi mesataren e vendit.

Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Lezhë me rreth 461 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale 12,02% ndaj vitit 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,19% nën mesataren e vendit dhe qarku Shkodër me 467 mije Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 13,20% ndaj vitit 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte 29,25% nën mesataren e kombëtare.

Në vitin 2021 në Veri, PBB për frymë ishte 525 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 13,42%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij rajoni është 20,49% nën mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 795 mijë Lekë dhe pati një rritje në terma nominale me 14,03%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,36% mbi mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 599 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 12,84%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij rajoni është 9,25% nën mesataren e vendit.

Rritja ekonomia, Tirana dhe Durrësi nivelin më të lartë
Në vitin 2021PBB me çmime korrente u vlerësua 1.856.172 milionë Lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 8,91%, krahasuar me vitin 2020.

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2021, e ka dhënë Qarku Tiranë me +4,93 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Durrës me +1,07 pikë përqindje dhe Qarku Fier me një kontribut prej +0,66 pikë përqindje.

Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Kukës me +0,07 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Gjirokastër me një kontribut prej +0,08 pikë përqindje dhe Qarku Berat me një kontribut prej +0,11 pikë për qind.

Në vitin 2021, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, PBB me çmime korente në rajonin Veri ishte 415,2 miliardë Lekë ose 22,37% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2020, në rajonin Veri, PBB në terma reale shënoi një rritje me 8,43%.

PBB me çmime korente në rajonin Qendër, ishte 936,4 miliardë Lekë ose 50,45% ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2020, për rajonin Qendër, PBB në terma reale shënoi një rritje prej 10,84%. PBB me çmime korente në rajonin Jug ishte 504,6 miliardë Lekë ose 27,18% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2020, në rajonin Jug, PBB në terma reale shënoi një rritje prej 5,83%.

Sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), rritjen reale më të lartë të PBB-së e shënoi Qarku Tiranë me një rritje në terma reale prej 11,49%, i ndjekur nga Qarku Durrës me një rritje në terma reale prej 10,74% dhe Qarku Vlorë me një rritje në terma reale prej 9,42% të PBB-së për vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Rritjen reale më të ulët të PBB-së e shënoi Qarku Berat, duke shënuar një rritje në terma reale prej 3,03%, më tej renditet Qarku Gjirokastër me një rritje në terma reale prej 3,56% dhe Qarku Korçë me një rritje në terma reale prej 4,29% të PBB-së për vitin 2021, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë në PPS për vitin 2021 për Republikën e Shqipërisë është 31,73% e mesatares së Bashkimit Evropian BE_27 = 100 (shih shënime metodologjike). Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2021 ishte 38,19%, në rajonin Veri 25,23% dhe në rajonin Jug 28,80%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria do të vuajë pasojat më të mëdha

Si i përkeqësoi pandemia treguesit demografikë

43 mijë familje jetojnë me paratë e emigrantëve

Varfëria kërcënon mbi 600 mijë shqiptarë

Më e ulët se norma mesatare për Ballkanin

Ekonomia shqiptare do rritet 4.5% këtë vit

“Ç’evropianizimi i Evropës”/ Nga Fatos Lubonja

“Pse administrata Trump mbështet Ramën? Kthimi i ideve territoriale dhe…”