MENU
klinika

Reali kërcënon me makthin Benzema

“Etihad” tabu për madrilenët

17.05.2023 - 12:55

Karim Benzema kthehet në Angli. Është e vërtetë që në ndeshjen e parë ai ishte larg kërcënimit që i kanosej Sitit, por prania e sulmuesit francez në tokën ishullore është një makth për klubet angleze. Kur sulmuesi francez shkel në Angli, aktivizohet alarmi. Në koleksionin e tij me 90 gola në Champions (vetëm 1 më pak se Leva dhe polaku është i treti në renditje), klubet angleze janë viktima e tij e preferuar.

Me 20 gola kundër tyre, përfshirë 11 të fundit në Champions, vetëm Mesi e lë pas: 27 gola kundër ekipeve angleze. Reali do të kërkojë sot finalen e 18-të të Ligës së Kampioneve dhe për Benzemanë do të ishte e gjashta. Viktima e tij e preferuar në Angli është Liverpuli: 7 nga 20 golat ia ka shënuar ekipit të Klopit.

Më pas vjen Siti me 6 gola kundër në 8 ndeshje, po aq sa edhe kundër Çelsit dhe 1 gol kundër Mançester Junajtidit. Rekordi nisi pikërisht kundër “djajve”, atëherë kur mbante veshur fanellën e Lionit dhe Karim shënonte në “Gerland” në 20 shkurt 2008: ndeshja përfundonte 1-1 dhe ai ndëshkonte Van der Sarin, ndërsa për anglezët shënonte Kristiano Ronaldo.

Tabuja “Etihad” – Por Reali i Madridit nuk ka fituar asnjëherë në stadiumin e Mançester Sitit dhe këtë duhet ta bëjë sot nëse do të mbërrijë në finalen e Stambollit. Një sfidë e madhe që skuadra e bardhë dëshiron ta kapërcejë dhe duket më se e aftë për të thyer një seri humbjesh.

Reali ka luajtur katër herë në stadiumin e Sitit dhe nuk ka fituar kurrë. Rezultatet e tyre më të mira ishin dy barazime në Champions. Dy vizitat e fundit të Madridit në “Etihad” kanë përfunduar me humbje në sezonin 2019-2020 (1/8-at e finaleve në Champions) dhe 2021-2022 (gjysmëfinale në Champions).

TABUJA E STATISTIKAVE – Për biletën e 10 qershorit në Stamboll “los blancos” duhet të thyejnë edhe një tjetër tabu. Asnjëherë në historinë e vet Reali nuk është kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampioneve, pasi ka barazuar takimin e parë në “Bernabeu” me shifrat 1-1. Janë katër rastet kur kampionët e Europës kanë barazuar takimin e parë në Madrid dhe më pas janë eliminuar nga kompeticioni europian.

Bajerni, PSV-ja, Milani dhe Çelsi i kanë lënë madrilenët në dyert e finales. Hera e parë që Madridi e mbylli ndeshjen e parë gjysmëfinale me të njëjtin rezultat si ai ndaj Sitit të Guardiolës, ishte në sezonin 1975-‘76 kundër Bajernit të Mynihut. Në takimin e kthimit në Gjermani, bavarezët dominonin duke fituar pastër 2-0, duke shkuar ata në finale.

Në sezonin 1987-1988 u përsërit i njëjti skenar. Goli i shënuar nga Hugo Sançez i dha barazimin Realit në “Bernabeu” përballë PSV Eindhoven. Madrilenët shkonin të kërkonin finalen në Holandë, por barazimi 0-0 çoi më tej PSV-në.

Historia fatkeqe për Realin e Madridit do të përsëritet një sezon më vonë, këtë herë kundër Milanit. Në takimin e vajtjes në Madrid gjithçka mbyllej 1-1, ku Hugo Sançez shënonte sërish për spanjollët.

Por në takimin e kthimit në “San Siro”, “los blancos” do të regjistronin një nga humbjet më të turpshme në historinë e tyre në Champions, duke u mundur 5-0, ku një nga autorët e golave të Milanit ishte trajneri aktual i madrilenëve, Karlo Ançeloti.

Precedenti më i fundit ishte eliminimi kundër Çelsit në vitin 2021, ku në Madrid gjithçka mbyllej 1-1 me një gol të Karim Benzemasë në stadiumin “Alfredo di Stefano”. Në takimin e kthimit në “Stamford Bridge”, Çelsi triumfonte 2-0.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin