18.05.2023 - 15:50
Në të gjithë vendin është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të kutive të votimit të 14 majit. Duke iu referuar të dhënave zyrtare nga KQZ, nga të gjitha kutitë e numëruara, vetëm tre prej tyre kanë rezultuar të parregullta.
Më konkretisht e parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin.
Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi në këto zgjedhje lokale me një diferencë të thellë, duke marrë 53 bashki, 7 u morën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe 1 bashki u mor nga “MEGA”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga rënia e “kështjellës” shkodrane te vendlindja e Berishës