13.12.2018 - 15:29
Pak kohë më parë, këngëtarja Mimoza Shkodra i dha fund lidhjes me këngëtarin Seldi, por tashmë i ka befasuar të gjithë teksa është shfaqur me vello dhe në krahët e Adrian Gaxhës!
Nëse do të shihnit vetëm fotot e publikuara në rrjetet sociale, gjëja e parë që do të bënin do të ishte të uronit çiftin për martesë, por në fakt nuk është aspak kështu.
E gjitha kjo është një lojë që do ta shohim në programin festiv të moderatorit Labinot Gashi, “Op Op Labi party”.
Në videot e publikuara, shihet se gjithcka është e organizuar si një dasmë e vërtet, duke hutuar edhe fansat e këngëtarëve, por nga kjo martesë nuk ka asgjë të vërtetë.