MENU
klinika

Shqipëria për herë të parë

Hap dyert Salloni Ndërkombëtar i Librit në Torino

18.05.2023 - 16:39

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi se nisi edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, në një atmosferë të jashtëzakonshme miqsh, ku kryefjala e ditës është libri.

Për herë të parë Shqipëria është vendi mik i sallonit.

“Urojmë që ky të jetë një moment i bukur për të njohur njëri-tjetrin”, tha ministrja Margariti ndërkohë që falënderoi edhe Nicola Lagioia, për ftesën dhe mikpritjen. Lagioia është shkrimtar e prezantues radiofonik, njëkohësisht drejtor i Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino, që prej vitit 2017.

Salloni i këtij viti vjen me titullin “Përmes pasqyrës”, si homazh për autorin britanik Lewis Carroll. Ashtu si personazhi kryesor i Carroll, zhytej në botën e çudirave, përmes pasqyrës, ashtu dhe salloni i fton lexuesit të hidhen drejt botëve të reja që sjellin librat.