MENU
klinika

Kush përjashtohen nga rritja

Ibrahimaj: Paga mesatare 900 euro bëhet realitet në vitin 2024!

19.05.2023 - 11:17

Deputetët dhe ministrat nuk do të përfitojnë rritje page nga reforma e re e pagave të ndërmarra nga qeveria.

Kështu ka deklaruar ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Ibrahimaj u shpreh se pozicionet që lidhen me kuvendin dhe ekzekutivin janë të përjashtuar dhe do të rikonsiderohen në një moment të dytë.

“Presidenti i republikës, titullarët dhe anëtarët me kohë të plotë të organeve kushtetuese, Përfitojnë 250 funksionarë politike dhe të tjerë që pagën e kanë të lidhur me pagën e presidentit. Efekti financiar vjetor përllogaritet në 20 milion lekë.

Paga e presidentit propozohet të rritet në 425 mijë lekë të reja nga 257 që është aktualisht. Për pozicionet që kanë të bëjnë me Kuvendin dhe ekzekutivin janë përjashtuar për ta rikonsideruar në një moment të dytë”, deklaroi ajo.

Ministrja u shpreh se paga mesatare 900 euro për administratën publike do të bëhet realitet vitin e ardhshëm ndërkohë brenda këtij mandati qeveria synon që paga mesatare të shkojë në 45 mijë lekë.

“Reformë e plotë dhe e thellë e pagave duke filluar nga hierarkia shtetërore. Për ta bërë administratën publike më tërheqëse për menaxherët më të mirë. Në këtë drejtim kemi bërë një analizë të thellë dhe kemi gjykuar që duhet një ndërhyrje e thellë në ligjet për reformën për pagën. Ne mund të nxisim një forcë punëtore më dinamike.

Në fakt Shqipëria sot ka hyrë në një fazë të re në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe për të qenë sa më konkurruese edhe me rajonin nevojiten këto ligje. Ne sot po çojmë pagën mesatare 900 euro me dy hapa brenda një viti. Hapi tjetër është viti i ardhshëm. Nga 530 euro, në vitin 2024 do të arrijë në 900 euro. Paga minimale është rritur me 6 mijë lekë dhe synimi është që brenda këtij mandati të shkojë në 45 mijë lekë. Kjo politikë vjen si rezultat i mundësive të reja që ka krijuar ekonomia për më shumë punë dhe më shumë të ardhura”, tha ministrja.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye