Të gjithë u përlotëm me lot gëzimi nga surpriza e bukur që i ati i bëri moderatorit Ronaldo Sharka brenda shtëpisë së “BBV” dhe më vonë me lot hidhërimi kur prindi i tij i dashur u nda nga jeta.
Kjo ishte një prej humbjeve më të mëdha e të dhimbshme për moderatorin, që pati fatin e mirë t’i kalonte me babain ditët e fundit të jetës së tij, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ia ndjejmë dhimbjen në çdo lot, ndaj sërish u prekëm nga fjalët e ndjera të Ronaldos që na bënë t’i vlerësojmë prindërit nëse i kemi ende në jetë.
Telefonatat me të atin janë ato që i mungojnë më shumë Ronaldos, siç ka treguar në postimet e fundit.
“Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri. Më ka marrë malli bab”- janë fjalët e moderatorit.
Më pas, ai poston një foto të të atit duke i vizatuar mbi të një zemër.