MENU
klinika

Analiza

Si do ta sigurojë Erdogan fitoren në raundin e dytë?

19.05.2023 - 15:25

Pas balotazhit të zgjedhjeve të së dielës së 14 majit në Turqi, presidenti aktual Recep Tayip Erdogan ka nisur të aplikojë strategjinë e tij politike për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Referuar mediave turke, Erdogan, i cili pritet të përdorë një gjuhë gjithëpërfshirëse, pritet të takohet edhe me segmente të ndryshme të shoqërisë si çerkezët dhe emigrantët rumelianë.

Pas përfundimit të raundit të parë me një përqindje prej 49,5 për qind, synimi i Erdoganit në raundin e dytë është të kalojë 52,6 për qind të votave që kishte marrë në periudhën e mëparshme.

Në këtë kuadër do të përdoret një gjuhë gjithëpërfshirëse në rrugën drejt 28 majit dhe do të shmangen polemikat me opozitën.

Partia e tij njofton se do të vijohet të përdoret slogani “Vazhdo me njeriun e duhur”, ndërsa votuesve do t’u thuhet se opozita nuk mund t’i përmbushë premtimet e saj pa një shumicë parlamentare.

Sipas informacioneve të marra, Presidenti pritet të vizitojë 7-8 provinca, mes të cilave edhe qytete të tilla si Sivas dhe Kastamonu, ku një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë emigruar masivisht në qytetet metropolitane.

Presidenti do t’i nisë udhëtimet e tij me zonën e tërmetit në fundjavë. Ai do të vizitojë Hatay dhe Kahramanmara? të shtunën dhe Adiyaman dhe Gaziantep të dielën.

Nëse Erdogan fiton zgjedhjet, pritet një ceremoni madhështore, me pjesëmarrjen e një numri të lartë të ftuarish të huaj, ashtu si në vitin 2018.

Kujtojmë këtu se, sipas Kodit Elektoral turk, ministrat e zgjedhur si deputetë nuk do të bëjnë betimin deri në shpalljen e kabinetit të ri, që pritet të marrë përgjigje më 28 maj.

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe