MENU
klinika

“Rritje, dashuri, familje dhe kthim”

Çifti Chiara Ferragni dhe Fedez sjellin sezonin e ri të serialit të tyre!

20.05.2023 - 08:58

Familja më e njohur e Italisë, The Ferragnez është rikthyer në TV, në Primevideo, me sezonin e dytë të serialit që tregon më nga afër jetën e tyre. “Rritje, dashuri, familje dhe kthim”,-kështu e përshkruajnë Chiara Ferragni dhe Fedez vitin e tyre të fundit gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “The Ferragnez”.

Çifti Chiara Ferragni dhe Fedez sjellin sezonin e ri të serialit

Dyshja ishte e rrethuar jo vetëm nga familjarët dhe miqtë, por edhe nga fansat e tyre të cilët patën mundësinë të shihnin pak nga të katër episodet. Rikujtojmë, se së fundmi Chiara ka mohuar publikisht thashethemet e krizës të përfolur që nga fundi i Festivalit të Sanremos. Para statusit të Fedez, Fabrizio Corona shkroi se Ferragnez janë në krizë dhe afër divorcit dhe se Fedez vuan nga një çrregullim depresiv.

Çifti Chiara Ferragni dhe Fedez sjellin sezonin e ri të serialit

Siç të gjithë e dini Chiara Ferragni është një blogere, biznesmene, stiliste dhe modele italiane e cila ka bashkëpunuar me markat më në zë të modës dhe bukurisë përmes blogut të saj “The Blonde Salad”.  Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon çfarë po ndodh mes tij dhe Chiara-s

Fedez largohet nga rrjetet sociale