MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Po bëj disa ditë që kam gjakderdhje nga hundët. Si të shpëtoj?

20.05.2023 - 09:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, po bëj disa ditë që kam gjakderdhje nga hundët. Si kurohet?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Gjakrrjedhja nga hunda është një fenomen i shpeshtë që shfaqet tek të gjitha grupmoshat, por dominimin më të madh e ndjejnë fëmijët dhe të moshuarit. Ndonëse në pjesën dërrmuese të rasteve sasia e gjakut të humbur nuk është e dëmshme për organizmin, mjekët këshillojnë që të bëhet kujdes në rastet kur fenomeni ripërsëritet. Çfarë duhet të bëni:

Mos e ngacmoni hundën me gishta.

Gjatë gjakderdhjes ushtroni presion të fortë me gishta për 5 deri në 10 minuta.

Përdorni kompresa me akull në zonën e dëmtuar dhe merrni frymë thellë.

Nëse hemorragjia vazhdon, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e mjekut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.