MENU
klinika

I dënuar me 18 vite burg për vrasje me dashje

Arrestohet 39-vjeçari në Durrës

21.05.2023 - 10:32

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Afrim Kila, banues në Ishëm, i cili rezulton i dënuar me 18 vite burg.

Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ndërsa është arrestuar në Manzë.

Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.