Gazeta britanike DailyMail, duke u bazuar në një studim të kryer së fundmi tregon se Prishtina, është kryeqyteti europian ku mund të blihet më lirë një shtëpi.
Duke bërë një krahasim, çmimi i banesave në Mbretërinë e Bashkuar shkon mesatarisht 294,910 paund, ndërsa në Londër kushtojnë gati dyfish.
Mirëpo, nëse në Britani me këtë çmim mund të blini një shtëpi normale, në Kosovë mund të merrni në super vilë, shkruan gazeta britanike.
Studimi vë në pah se me 250,000 paund në Prishtinë mund të blihet një shtëpi me pesë dhoma gjumi me tre tualete, një garazh dhe kopsht të madh.
Pronat në qytet kushtojnë 577 paund për metër katror, e ndërsa në Londër mesatarisht 8,091 paund për metër katror. Në vendin e dytë renditet Jerevani i Armenisë