MENU
klinika

Prapaskenat e bujshme të 26 majit

Vuçiç po përdor kartën e fundit për të mbajtur pushtetin

22.05.2023 - 12:03

Shpesh, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është krahasuar me Sllobodan Millosheviç, “Kasapin e Ballkanit”. Madje, jo pak herë ky i fundit është konsideruar si “mësuesi” i Vuçiç. Dhe në fakt duke qenë se ka qenë ish-ministër i Informacionit, nuk është çudi që presidenti aktual të aplikojë modelin “copy paste”, siç po tregon me mënyrën se si po kërkon të mbajë pushtetin, në kohëra tejet të vështira për të. Ai po përballet me protesta të vazhdueshme, pas masakrave të tmerrshme tragjike në shkollën fillore dhe në fshatin afër Mlladenovcit, ku kërkohet dorëheqja e tij, e ministrit të brendshëm si dhe kreut të agjencisë së inteligjencës serbe. Ashtu si në protestat e Millosheviçit në vitet ’90, që në kundërpërgjigje të demonstratave në vend në vitin 1996 organizoi një “kundërtubim”, ku thuhet se detyroi njerëz që të shkonin, Vuçiç duket se po vepron njësoj për 26 majin, “tubimin më të madh të mbajtur ndonjëherë në Serbi”. Megjithatë, ajo që nuk dihet është nëse presidenti serb ka të njëjtin qëllim si Millosheviç: Të shkaktojë gjakderdhje.

26 maji
Aleksandër Vuçiç dhe Partia e tij Popullore Serbe kanë nisur një mobilizim të përgjithshëm në të gjithë Serbinë. Mobilizimi po bëhet përmes mediave dhe degëve partiake besnike ndaj tyre, me qëllim që Vuçiç t’i drejtohet numrit më të madh të njerëzve në historinë e Serbisë në protestën “Serbia e Shpresës” në Beograd më 26 maj, siç ishte paralajmëruar. Prej ditësh në Serbi ka një sërë polemikash lidhur me ngjarjen. Në portalet e tyre, mediat e Vuçiçit po numërojnë ditët dhe sulmojnë vazhdimisht pa mëshirë tubimet e opozitës të organizuara nga opozita në Beograd gjatë javëve të fundit. Pjesëmarrësit e atyre tubimeve etiketohen si “mercenarë”, “shkatërrues të shtetit”, “kriminelë”, “alkoolistë”, njerëz që duan të shkatërrojnë jetën në Beograd dhe Serbi. Dhe më e rëndësishmja, numri i pjesëmarrësve në këto tubime po zvogëlohet çdo ditë e më shumë për të dëshmuar se nuk kanë asnjë mbështetje në popull.

Prapaskenat
Por është dhe ana tjetër e medaljes. Në të gjithë Serbinë, qytetarët raportojnë se janë nën presion për të qenë në Beograd më 26 maj. Punonjësit në shërbimet publike kërcënohen me largim nga puna, ndërsa të tjerët janë nën presion të vazhdueshëm. Madje, në rrjetet sociale dhe mediat që nuk i kontrollon regjimi i Vuçiç, flitet edhe për shpërblime qesharake dhe skandaloze, për pjesëmarrjen në tubim, si për shembull një sanduiç, një pije apo edhe para. Siç raporton Nova.rs, drejtuesit e partive lokale morën një listë me njerëz nga qytetet më të vogla që duhet të vijnë në Beograd. Sipas të dhënave, nga Vranja priten 3000 protestues, kuota e Vrnjaçka Banja është 1200 persona. 2000 duhet të vijnë nga Çaçaku, 2500 nga Kraljeva dhe 9000 nga Kragujevaci. 15,000 njerëz duhet të dërgohen nga Novi Sadi, 7,000 nga Shabaci dhe 5,000 nga Nishi. Qeveria e Vuçiç nuk i ka kursyer as organizatat, madje edhe ato jashtë shtetit të sponsorizuara nga ata. Po ashtupritet ardhja e rreth njëqind serbëve nga Maqedonia Veriore, e organizuar nga një OJQ, financuar nga Serbia.Sigurisht që ka edhe serbë nga Kosova, madje mediat raportojnë se një grup serbësh janë nisur nga veriu i Kosovës. Dhe e gjitha kjo përpjekje, me synimin për të mbledhur 140 mijë njerëz.

Akuzat
Sipas kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviç këta qytetarë serbë të Kosovës po nxitën nga politikanët që veprojnë në veri të vendit. “Ata udhëhiqen nga Aleksandër Spiriç, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç. Të gjithë autobusët janë rezervuar për t’i transportuar ata. Ky është vetëm një maskim për të shkuar në këmbë”, shkruan Sandulloviç në Tëitter.Për tubimin e thirrur nga Partia Progresive Serbe, ka reaguar edhe shefi i stafit të presidentes së Kosovës. Blerim Vela ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri po angazhohen për të detyruar serbët e Kosovës që të marrin në tubimin e organizuar. “Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikon frikësimin”, shkruan Vela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vuçiç: Situata në Serbi ka ndryshuar për keq

“Deklaratat e Putinit për Kosovën rrisin presionin mbi Beogradin”

“Der Spiegel”: Rrezikojnë ta destabilizojnë Ballkanin!

“Serbët e Bosnjës po luajnë me zjarrin”


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin