MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë në Greqi?

Mitsotakis refuzon të marrë mandatin për të krijuar një qeveri koalicioni

22.05.2023 - 13:23

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis fitoi shumicën e votave në zgjedhjet të dielës, por nuk ka pranuar që të krijojë një qeveri koalicioni.

Pas takimit me Presidenten e vendit, Katerina Sakellaropoulou e cila e mandatoi që për tre ditë të negocionte për të formuar qeverinë, Mitsotakis tha se “nuk janë kushtet”, duke kërkuar që të përshpejtohen procedurat për të shkuar sërish në zgjedhje më 25 qershor.

Ai tha se përgjigjen presidentes do tia kthejë pasdite dhe nuk do të presë afatin tre ditë.

Me kthimin e mandatit, kjo do t’i kalojë partisë së dytë, SYRIZA, dhe nëse Alexis Tsipras nuk arrin të formojë një qeveri, siç ka gjasa te ndodhe, më pas i kalon partisë së tretë, PASOK.

Nëse asnjë parti nuk arrin të formojë një koalicion, Sakellaropoulou do të emërojë një qeveri të përkohshme për ta çuar vendin në një votim të ri rreth një muaj më vonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi