MENU
klinika

"Serbia të zgjedhë mes Rusisë apo Perëndimit"

Ish-presidenti slloven: Kosova të “dorëzojë” Asociacionin

23.05.2023 - 10:21

Ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor tha se Kosova duhet ta “dorëzojë” Asociacionin, sepse kjo do të rriste besimin e Prishtinës dhe Beogradit. Pahor, në një bisedë të organizuar nga Këshilli Atlantik, ka theksuar se gjithmonë e ka përkrahur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse edhe pse nuk ka qenë perfekt, ka dhënë rezultate.

“Në fund, zgjidhja përfundimtare do të varet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – nëse ai do të jetë në anën evropiane apo ruse. Nëse ai vendos në anën ruse, nuk do të ketë një zgjidhje të mirë përfundimtare për çështjen e Kosovës, dhe nëse është në anën evropiane, herët a vonë do të ketë një kompromis të mirë, i cili do t’i sigurojë Kosovës pavarësi formale diplomatike”, tha Pahor.

Ai shtoi se si mik i të gjithëve duhet të thotë edhe se Kosova duhet ta “dorëzojë” Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

“AKS-ja është nënshkruar dhe i takon Kosovës ta dorëzojë. Duhet të ketë një lloj komuniteti. Me themelimin e AKS-së, besimi mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte më i mirë se më parë”, beson Pahor.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian dhe SHBA-të kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pozitiv në dialog. Pahor vlerësoi se Evropa kërcënohet nga ndarja në vende demokratike dhe jodemokratike dhe se për Ballkanin është e rëndësishme se në cilin drejtim do të marrë Serbia.

“Nëse Perëndimi është në gjendje të bëjë që Serbia t’i kthejë shpinën Rusisë, atëherë ne do të kemi të gjithë Ballkanin në anën e Perëndimit. Nëse Serbia zgjedh Rusinë, atëherë pas disa vitesh do të përballemi me një rajon të paqëndrueshëm” tha ai.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin