Një plan i dytë Marshall në Itali. Në tokat e Emilia-Romagna të shkatërruara nga përmbytjet duhet një ndërhyrje e përmasave të tilla. Njësoj si pas luftës, skenari i dëmeve është po aq i zymtë. Rindërtimi është një sfidë e madhe dhe do të ndahet në disa faza. Por do të duhet më shumë kohë se sa pas tërmetit të vitit 2012. Qendrat historike të dëmtuara, rrugët e shkatërruara, kodra që nuk duken më si të tilla, dhe lumenj që duhen devijuar. Shtëpitë janë të pabanueshme dhe janë problemi i parë për të rikthyer normalitetin.
Shqetësimi kryesor aktualisht është balta e cila po thahet dhe rrezikon të kthehet në cemento duke varrosur kujtime, para, të mira materiale dhe jetë njerëzish. Janë të shumtë ata që kanë humbur gjithcka: shtëpi apo biznes dhe rimbursimi duhet të bëhet në 100%. Një ditë më parë Emilia-Romagna, së bashku me forcat ekonomike dhe sociale redaktoi dokumentin që i është dorëzuar qeverisë së kryeministres Meloni. Mes kërkesave është dhe emërimi i komisionerit të jashtëzakonshëm për rindërtimin, qasja në rezervat e fondit të solidaritetit të bashkimit europian, një plan restaurimesh ekonomike dhe kontribute në mbështetje të zhvendosjes së përkohshme të aktiviteteve të dëmtuara.
Fillimisht janë planifikuar të përdoren deri në 5 miliard euro në formë ndihme financiare për zonat e përmbytura. Por sipas ekspertëve të ndryshëm ky vlerësim është shumë i ulët në krahasim me dëmet e shkaktuara. Vetëm pasojay për rindërtimin e rrugëve do të kenë një peshë të vecantë financiare në fondin e ndihmës. Llogaria mund të shkojë deri në 8 miliard euro dhe pse është ende herët për të thënë fjalën e fundit.
Administratorët vendorë këmbëngulin se ndërhyrjet e oara duhet të kenë të bëjnë me shtëpitë. Pas përfundimit të situatës së emergjencës, me heqjen e baltës dhe pastrimin e zonës, do të nisin inspektimet për të kuptuat se sa dhe cilat ndërtesa do të duhet të shemben apo rikonstruktohen. Do të ketë dhe një fazë delikate me qeverinë për të kuptuar se cilat rimbursime do të derdhen fillimisht dhe se si do të menaxhohet faza e shembjeve të mundshme. Shumë prej banesave nuk do të mund të rindërtohen aty ku kanë qenë por do të duhet një projekt krejtësisht i ri. Një proces që do të dojë disa muaj kohë. Ndërsa për rrugët e hekurudhat do të duhen vite për të mbuluar të gjithë zonën. Dëmi i shkaktuar në hekurudha llogaritet deri në 90 milion euro. Ndërsa në sektorin e agrkulturës dëmet llogariten deri në 1.5 miliard euro, dhe pasojat në kohë do të zgjasin minimalisht 4 – 5 vjet.
Ndërkohë është i pashmangshëm përdorimi i rrjeteve të sigurimeve shoqërore për dhjetëra mijëra punëtorë. Në zonat e prekura nga përmbytjet, të paktën 50 mijë vende pune janë në rrezik, duke përfshirë fermerë dhe punonjës në fshat, në industri dhe në kooperativat e përpunimit dhe transformimit.