Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi tha në një intervistë për Euronews Albania se në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga Sali Berisha sot pati pak diskutime, po të gjithë ishin në një mendje që këtë fazë të parë përgjegjësia është që të bëhet publike çfarë ka ndodhur me zgjedhjet.
Bumçi u shpreh se demokratët janë duke mbledhur të dhëna në të gjithë vendin dhe do të hartojnë një raport të cilin do ta bëjnë publik dhe do t’ia dorëzojnë OSBE/ODIHR.
“Në momentin që dhunohen zgjedhjet janë dhunuar qytetarët. Në këtë fazë ne do të përqendrojmë 100 për qind të energjive në dokumentimin e shkeljeve që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor dhe këto do t’i bëhen me dije OSBE/ODIHR. Po mbledhim të dhëna në të gjithë Shqipërinë.
Pas këtij procesi, të gjithë ishim dakord do përfshihemi në një analizë të vetes sonë, të përgjegjësive dhe çfarë duhet të ndryshojmë”, tha Bumçi.
Me heret ka qene kandidati humbes per bashkine e Tiranes Belind Kelliçi ai qe ka deklaruar se duhet te reflektohet per humbjen e opozites me 14 maj. Nje term i zbutur ky i Kelliçit qe secili te mbaje pergjegjesine e vet.
Nderkohe qe sot ka qene Jozefina Topalli ajo qe ka deklaruar se pozicioni i Berishes ne krye te grupimit me te madh ne PD nuk diskutohet pas humbjes ne zgjedhjeve vendore, duke e pranuar humbjen me 14 maj, por pas humbjes ne zgjedhjet parlamentare. te cilat dhe Topalli e di se ne kete gjendje qe eshte opozita, jane te humbura me 2025, duke percaktuar njeheresh dhe fatin e Berishes pas kesaj humbje. Pra per t’u larguar.
Me sa duket keto kane qene diskutimet qe ka permendur Bumçi ne deklaraten per median. Jane kunder tij?!