MENU
klinika

Deri në vitin 2026

Britania zgjat mandatin e trupave të KFOR në Kosovë

24.05.2023 - 10:14

Kontributi i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) do të vazhdojë deri në vitin 2026. Lajmi u dha nga ministri britanik i Mbrojtjes, James Heappey gjatë një vizite në Kosovë.

Në njoftim zyrtar të ministrit britanik thuhet se Kosova është një partner i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa sjell në kujtesë njohjen e shpejtë të Kosovës dhe faktin se forcat e Mbretërisë së Bashkuar kanë marrë një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në rajon për më shumë se dy dekada.

‘Zgjerimi i angazhimit tonë në kuadër të KFOR-it nënvizon angazhimin tonë të palëkundur për të mbështetur sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, -u shpreh ministri gjatë vizitës ku u takua edhe me presidenten Osmani e kryeministrin Kurtin.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin