Sot në mbrëmje në orën 21:00 do të zhvillohet finalja e edicionit të 76- të të Kupës së Italisë, ajo mes Fiorentinës dhe kampionëve në fuqi të Interit. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy klubeve në një finale duke marrë parasysh të gjithë kompeticionet, ndërkohë që regjistrojnë 13 precedentë mes tyre në Kupën e Italisë.
Një dyshim për Italianon, Inzagi me titullarët e Kupave Vinçenco Italiano dhe Simone Inzagi kanë nisur përgatitjet për finalen e sotme. Ndërkohë që trajneri i Fiores ka dyshime në mbrojtje mes Ranierit dhe Martinez Kuartas dhe në mesfushë mes Kastrovilit dhe Mandragoras, Inzagi duket se i ka të qartë titullarët e tij.
Handanoviç në portë dhe Brozoviç do të jenë risitë e trajnerit, që do t’i besojë sërish treshes së mbrojtjes Darmian-Açerbi-Bastoni, ndërkohë që në mesfushë Barela e Çalhanolgu, në mungesë të Mikhitarianit do të shoqërojnë Brozon. Dimarko e Dumfris do të jenë sërish në korsi, ndërsa Xheko e Lautaro do të udhëheqin sulmin.