MENU
klinika

Ambasadori amerikan në Prishtinë

Hovenier: Formimi i Asociacionit është një detyrë urgjente

25.05.2023 - 10:02

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier deklaroi se formimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe është detyrë urgjente për Kosovën.

Hovenier tha se Asociacioni është element thelbësor në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin dhe se ajo duhet të zbatohet si e tillë, në mënyrë që të sigurohet anëtarësimi në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

“Kosova u angazhua në vitin 2013 për krijimin e një Bashkësie të Komunave me shumicë serbe. Ne kemi qenë shumë të qartë për një kohë të gjatë dhe presim që kjo të bëhet dhe tani është një çështje edhe më urgjente sepse është një element thelbësor i përgjegjësisë së Kosovës dhe përkushtimit të Kosovës edhe ndaj Marrëveshjes së Brukselit, por edhe kur është fjala për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasadori Kosnett inkurajon qytetarët për të votuar

“I takon popullit të vendosë se si do të duket qeveria e re”

Paralajmërimi për reciprocitet/ Gjuriç reagon kundër Qeverisë Kurti

“Po veprojnë në kundërshtim me letrën e Blinken”