MENU
klinika

U akuzuan për spiunazh

Lirohen nga burgu 2 rusët dhe ukrainasi i kapur në Gramsh

25.05.2023 - 17:10

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu 2 shtetasit rusë, Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të kapur në uzinën e armatimeve në Gramsh.

Ata po mbaheshin në paraburgim, pasi u kapën duke filmuar objektet ushtarake në Gramsh, ku edhe sulmuan me spraj kimik dy ushtarët shqiptarë që po ruanin godinën.

Mësohet se lirimi i tyre erdhi pasi përfundoi afati i paraburgimit, 9 muaj pas arrestimit.

Mësohet se shtetasi Mikhail Zorin do vendoset në arrest shtëpie, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.

Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor për verifikimet përkatëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"U kapën duke hyrë në një fabrikë armësh në Shqipëri!"

“Putin u poshtërua”/ Media britanike i jep rëndësi ngjarjes në Gramsh

“Në Uzinën e Gramshit... 5 ton lëndë plasëse”

Gazetarja Anila Hoxha nxjerr e-mailin e ministrisë së Mbrojtjes