Deputeti socialist, Pandeli Majko, e ka pyetur drejtuesin e SPAK për marrëdhënien me drejtuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetëshsme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson nëse pini kafe mne njëri-tjetrin. Por ccfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?”, tha Majko.
Dumani e mohoi një gjë të tillë dhe nënvizoi se prokurorët e SPAK kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pune.
“Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U thanë nga ju për vlerësimin e prokurorëve, ato i bën KLP! Sa i takon vlerësimit të hetuesve të BKH, ka një raport të drejtuesit të BKH që e ka dorëzuar, ne kemi bërë një diskutim. Ne kemi harmonizuar çdo qëndrim tonin edhe me ndërkombëtarët që monitorojnë veprimtarinë e BKH. Sa i përket marrëdhënies me BKH, ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim, në shumicë absolute hetuesit e BKH mbulojnë hetimet kryesore. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ndërvepruese. Të gjithë kolegët kanë çështje në hetim dhe me kënaqësi mund të them se ka një rritje në angazhim dhe profesionale të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.
“Kreu i SPAK: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera pune”
Majko-Dumanit: Ka lajme se nuk shkoni mirë me drejtuesit e BKH!
26.05.2023 - 12:25