26.05.2023 - 13:00
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim të votave në Lezhë për anëtarët e këshillit bashkiak.
Koalicioni kërkon rinumërim të votave pasi prentendojnë se në qendrat e KZAZ 12 dhe 13 nuk është zhvilluar si duhet procesi, sepse komisionerët largoheshin shpesh nga tavolinat.
Në letrën drejtuar KAS thuhet gjithashtu se Lirim Torba të FRD-së i janë shtuar në procesverbal 100 vota dhe kjo ka bërë që Koalicioni “BF” të humbasë mandatin e 7 në këshill bashkiak.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga rënia e “kështjellës” shkodrane te vendlindja e Berishës
Socialistët rrëmbejnë bastionet blu/ Fortesat e së djathtës që u “pushtuan” më 14 maj
“Falenderoj ato që nuk kapërcyen ylberin"