MENU
klinika

Por kush nuk e përfiton?

Rama sqaron skemën e përgjysmimit të tarifave për studentët

13.12.2018 - 22:16

Kryeministri Edi Rama ka shprehur gatishmërinë për të përgjysmuar tarifën e studentëve, por sipas një skeme.

Sipas kryeministrit në start të gjithë do të preken nga kjo lehtësi, por kjo gjë nuk mund të bëhet për studentët me 4 dhe 5.

“Këtu diskutojmë rritujen e buxhetit të arsimit që është e rëndësishme dhe mbi atë bazë edhe rritje e buxhetit me 5%, por për sa vjet bëhet se nuk është dicka që mund të bëhet sot që të mbyllet protesta.

Tek përgjysmimi i tarifës unë jam gati të startojmë me përgjysmim për të gjithë, por me shkallë. Që do të thotë ata që janë ekselentë mos paguajnë asnjë lekë. Ata që janë me ndihmë ekonomike mos paguajnë, madje ti japim edhe bursë.

rama-konica.al

Por atyre që janë me 4-5 nuk mund ti japim njësoj si të tjerëve. Ama duke qenë se jemi në një start edhe atyre t’ia përgjysmojmë dhe ti themi por ti themi: Po jua përgjysmojmë, por me afat.

Nëse ju do mbeteni prap me 4 me 5 ju nuk i duheni as universitetit as familjes. Më mirë ikni bëni një kolegj profesional sesa tju paguajë shoqëria.

Këto janë gjëra që duhen diskutuar, por starti është PO do të gjithë do tu lehtësohet tarifa nga 100% deri në 50%”, tha kryeministri Rama.