MENU
klinika

Bordi i Transparencës publikon çmimet

Sa do të shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi

26.05.2023 - 16:35

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e karburanteve të caktuar në mbledhjes së ditës së sotme.

Nga sot nafta do të shitet me 176 lekë/litri, benzina me 176 lekë/litri ndërsa gazi me 176 lekë/litri. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e ditës së sotme.

“Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ulet sërish çmimi i karburanteve

Bordi barazon çmimin e naftës dhe benzinës