MENU
klinika

Situata në Veri të Kosovës, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Presidenti Vuçiç ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në gatishmëri

26.05.2023 - 16:43

Situata në komunat me shumicë serbe në Kosovë është tensionuar ditën e sotme, teksa kryetarët e rinj ia janë drejtuar zyrave të tyre. Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para komunës së Zveçanit.

Media serbe Tanjug ka raportuar se presidenti Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë.

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç konfirmon se Vuçiç ka nënshkruar urdhrin për ngritjen e gatishmërisë luftarake, duke u shprehur se situata në Kosovë është dramatike.

“Ajo që presidenti Vuçiç paralajmëroi me ditë dhe javë të tëra se Prishtina po nxiton më tej në përshkallëzimin dhe kryerjen e terrorit kundër komunitetit serb, kryesisht në veri të Kosovës dhe tërhoqi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar, për fat të keq doli të jetë e vërtetë”, tha Vuçeviç për TV Pink.

Vuçeviç ka theksuar se Forcat e Armatosura të Serbisë kanë filluar aktivitetet me urdhër të presidentit Vuçiq.

“Dikush duhet të kuptojë se ajo që po bën Aljbin Kurti po na çon në vija të kuqe, duke na çuar në një kolaps të plotë të dialogut, duke na çuar në de-përshkallëzimin në terren”, tha Vuçevic.

Vuçeviq tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë, do të zbatojnë urdhrin e Presidentit të Republikës dhe do të mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e Republikës të Serbisë, lirinë e të gjithë qytetarëve të saj, të drejtën e jetës, të drejtën e pronës së të gjithë qytetarëve të saj.

Ministri u tha serbëve në Kosovë e Metohi se sado dramatike dhe e tensionuar të jetë situata, ata duhet të jenë sa më të qetë e mos të bien pre e provokimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin