27.05.2023 - 08:49
Emisari gjerman, Manuel Sarrazin vizion sot Kosovën. Sarrazi do të jetë për vizitë në Prishtinë një ditë pas situatës së tensionuar në tri komunat në veri të vendit.
Takimi i të dërguarit të Gjermanisë me kryeministrin e vendit do të jetë në ora 10:00. Të premten në tri komunat në veri, atë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq kishte situatë të tensionuar pas grumbullimit të qytetarëve serbë të cilët nuk lejonin kryetarët e sapo zgjedhur të hyjnë në objektet e komunave.
Megjithatë, në përcjellje të policisë kanë arritur të hyjnë në zyrat e tyre, kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Emisari gjerman flet për samitin e Brukselit
“Kosova të mos dorëzohet, liberalizimi do të ndodhë”
Thirrja e Gjermanisë
“Statusi i Kosovës të mos jetë më mollë sherri”
"Zëri i Amerikës"