MENU
klinika

"Qytetarët do kursejnë më shumë"

Çmim më i lartë energjie në verë? Ekspertët: Presion pozitiv

27.05.2023 - 09:02

“Qeveria ka pasur dhe ka vullnet të plotë për të vazhduar të paguaj ndërkohë që me ardhjen e verës konsumi do të rritet përsëri dhe do të duhet të rihapim diskutimin e fashës”.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për rritjen e mundshme të çmimit të energjisë gjatë periudhës së verës, ashtu sikurse fashat, ka ndarë edhe opinionin e publikut. Shumë familjarë, në këtë periudhë të krizës së çmimeve, e konsiderojnë një kosto të lartë për xhepat e tyre.

“Unë shikoj pensionin, e zuri në gojë kryeministri, ua rritën 100% deputetëve përse nuk ja shpërndanë pensionistëve”.

“Rritja e çmimit të energjisë do të ndikonte 30% te çmimet e ilaçeve të gruas”.

Por ka dhe nga ata konsumatorë, të cilët e mirëkuptojnë një vendim të tillë që prej periudhës së dimrit, kur nisi diskutimi për fashat.

Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë një presion pozitiv për konsumatorët familjar deklaratën e kryeministrit, për të mos shpenzuar më shumë se 800 kilovat/orë. Teksa parashikon se çmimi në bursë pritet të rritet gjatë stinës së verës për shkak të kushteve klimaterike, eksperti Fatos Çoçoli thotë se fasha duhet të aplikohet.

Fasha e energjisë për bizneset, sipas ekspertit Çoçoli duhet të shoqërohet me subvencione për ato kompani eksportuese të cilat tashmë janë dëmtuar nga zhvlerësimi i euros.

“Duhet realisht që ata të kenë mundësinë të mbrohen dhe ka shumë mënyra për ti mbrojtuar ndërsa bizneset importuese e dimë që ata kanë pasur një fitim”, tha eksperti Çoçoli.

Sipas vendimit që nuk u zbatua në fund të vitit të shkuar, abonentët që shpenzonin mbi 800 KËh në muaj, do të paguajnë për energjinë mbi këtë kufi një tarifë prej 42 lekësh për kilovat, nga tarifa normale prej 9.5 lekësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eurostat/ Në vend janë rritur me 15% nga 2015

Cilat shtete kanë çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike?

Rritje çmimesh dhe inflacion

Çfarë i pret konsumatorët në Evropë