MENU
klinika

Mësohen fituesit në disa kategori

Mbyllet Turi i Shqipërisë në Çiklizëm

27.05.2023 - 15:33

Turi i 80-të i Shqipërisë në Çiklizëm ka ulur siparin të premten në Fier, ndërsa etapa e pestë ka patur për itinerar aksin Përmet – Fier. Një etapë që është nisur dhe ka përfundur me kohë të mirë, ndërsa i pari vijën e finishit e ka prerë greku Polikronis Tzorts i me kohën 2h42’55”. Pas tij, në të njëjtin ritëm me çiklistin grek, ishte dhe azerbajxhanasi Jabralov dhe turku Junus Jilmaz.

Fanella e verdhë dhe fituesi i Turit të Shqipërisë ishte britaniku Stedman, kurse si ekip Greqia. Fanella jeshile shkoi për grekun Nikiforos Arvanitou. Fanella kuqe duke qenë edhe mbreti i malit ishte për Periklis Iljaz dhe fanella e bardhë, që ishte dhe i riu më i mirë i Turit të 80-të të Shqipërisë, shkoi për amerikanin Jonah Killy.

Renditja:

Maximilian Stedman (Velo Schils) 12:32:31

Cristian Railenau (CSA Steaua)

Periklis Ilias (Greqi)

Mikel Demiri (Shqipëri)

Musa Mikayiladze (Azerbajxhan)

Miltiadis Giannoutsos (Greqi)

Samir Jabratilov (Azerbajxhan)

Jonah Kily (Asdra Racing)

Polychronis Tzortzakis (Greqi)

Burak Abay (Turqi)

Çmimet:

Fanella e verdhë, kampioni – Maximilian Stedman

Fanella jeshile, sportisti me më shumë pikë – Nikiforis Arnavitou

Maloristi më i mirë – Periklis Ilias

I riu më i mirë – Jonah Killy

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin