MENU
klinika

Pas shumë vitesh postoi foton e tyre duke u puthur

Çfarë ka Soni Malaj për t’i thënë Flori Mumajesit?

28.05.2023 - 11:27

Para pak javëve Flori Mumajesi u kthye shumë pas në kohë duke ndarë në mediat sociale foton e famshme të tij duke u puthur me Soni Malajn në “Kënga Magjike”, duke e krahasuar me puthjen e Kiarës me Luizin.

E ftuar sot në “S’e Luan Topi”, Soni Malaj ka komentuar këtë postim.

“Ka qenë diçka shumë e sinqertë sepse ne atëherë nuk bënim gjëra për shoëbiz. Dhe e ka rikujtuar, ndoshta për të bërë një analogji, që edhe Luizi me Kiarën kanë një dashuri të bukur, ndoshta edhe të sinqertë siç kemi pasur edhe ne atëherë.”- tha Soni.


Duke u ndalur më tej te raporti me Florin këngëtarja tha tani janë miq e i bashkon muzika.

“Unë me Florin kemi qenë shumë miq më përpara, ndodhi pastaj një romancë dhe pas asaj iu rikthyem dashurisë sonë të parë që është muzika si miq, gjithmon si miq. Kemi vazhduar jetët tona. Unë me Florin tashmë jemi miq dhe, edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Madje edhe publiku si rrjedhojë. Unë me Florin nuk është se flasim për… Thash në jetët tona ne kemi mbetur miq, kontaktohemi herë pas here, i themi njeri-tjetrit “Si je”. Mund të marrim ndonjë mendim përsa i përket gjërave muzikore.”- u shpreh ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas dhjetë vitesh të ndarë, u bënë sërish bashkë!

Soni flet si rrallëherë për marrëdhënien me Florin

Këta janë emrat e rinj që do t’i bashkohen

Zbulohet juria e “Kënga Magjike”