MENU
klinika

Në Teatrin Skampa

Elbasani zgjedh përfaqësuesit në festivalin folklorik

28.05.2023 - 15:40

Edhe Elbasani ka zgjedhur përfaqësuesit për festivalin folklorik të Gjirokastrës. Aktiviteti u zhvillua në teatrin Skampa të qytetit. Morën pjesë grupe nga të shtata bashkitë e qarkut, ndërsa u zgjodhën më të mirët për të marrë pjesë në festivalin e 11.

Pjesëmarrës ishin grupmosha të ndryshme ndërsa në skenë u sollën vlerat e folklorit të Shqipërisë së Mesme me këngë e valle. Përfaqësuesit zgjidhen edhe nga qarqet e tjera të vendit. Me herët, më të mirët u zgjodhën edhe në Gjirokastër, vendi pritës i festivalit në kalanë e Argjirosë.

Festivali folklorik kombëtar do të zhvillohet në fund të muajit Qershor. Aktiviteti rikthehet pas 8 viteve mungesë, për shkak edhe të pandemisë së Covid-19.

Ky organizim konsiderohet si më i rëndësishmi kulturor që ka edhe vlera turistike pasi Gjirokastra frekuentohet nga vizitorë të shumtë, jo vetëm vendas por edhe të huaj.