MENU
klinika

Gdhihen në të ftohtë dhe shi

Studentët mposhtin shiun, nisin marshimin drejt Kryeministrisë

14.12.2018 - 10:33

Sot protesta e studentëve hyn në ditën e 10. Disa prej tyre nuk i janë ndarë për asnjë moment protestës duke e gdhirë tërë natën në të ftohtë e shi para Kryeministrisë.

Siç kishin paralajmëruar, studentët u mblodhën sërish në Fakultetet e tyre për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kushtet e këqija atmosferike nuk i kanë penguar aspak studentët të protestojnë.

Studentët prej ditësh kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

8 KERKESAT-KONICA.AL

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut.

Presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve.

STUDENTËT E ELBASANIT DREJT TIRANËS, I BASHKOHEN PROTESTËS TEK KRYEMINSTRIA

Për të disatën herë radhazi, studentet e Elbasanit do t’i bashkohen protestës së bashkëmoshatarëve të tij në Tiranë.

Ka qenë një grup i vogël studentësh ata që janë nisur drejt kryeqytetit. Ndërkohë, një grup studentësh të tjerë u mblodhën para Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ ndërsa bënë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.

Ata u shprehën se: “Mësimi është bojkotuar jo për të mbushur kafenetë, por për të luftuar për të drejtat e tyre”.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci