Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka thirrur në takim kryetarët e sapo zgjedhur në katër komunat në veri, pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur atje.
Kjo ëshë bërë me dije nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00.Në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian, kanë dënuar ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk do të të tërhiqet nga marrja e pushtetit lokal në veri.