MENU
klinika

Pas 11 ditësh

Ra nga një pemë lisi, 34-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

29.05.2023 - 11:44

Një 34-vjeçar i cili u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth, ka humbur jetën pas 11 ditëve në spital. Burime zyrtare njoftojnë se personi me inicialet P. K., ka ndërruar jetë dje në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi nga policia

Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth. Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.