Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Policia bën të ditur se i riu me inicialet SH.B, teksa ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Dayang’, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.
NJOFTIMI I POLICISË;
-Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.