14.12.2018 - 11:11
Presidenti Ilir Meta përshëndet kuvendin për votimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”
Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës, pozitë dhe opozitë për herë të parë janë bërë bashkë duke votuar kështu me 106 vota për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.