29.05.2023 - 22:10
Shoqni e rrallë asht dashunia
Me ecë udhëve i vetëm nuk di ma,
Se vetëm nuk mundem.
Një mendim i dukshëm më nxit me shpejtue hapin
Shoh gjithnji e ma pak dhe njikohesisht zjarmishëm lakmoj me pa çdo gja.
Madje edhe mungesa e saj asht me mue,
Dhe e puth aq sa nuk di si me e dishirue…
Nuk e shoh mbase, e përfytryroj, dhe i fortë jam përballë lisave të gjatë
N’tuebamësi, dridhem dhe nuk e di çka ndodh në njat heshtje në mungesën e saj.
Me tanë qenien time ndjej diqysh fuqinë që po më lë
E tanë vërtetësia vështon si luledielli me fytyrën e saj midisdisi…