Policia e Kosovës dhe KFOR kanë nisur mëngjesin e sotëm vendosjen e barrikadave përreth objektit të komunës së Zubin Potokut.
Pas kësaj serbët u mblodhën rreth komunës, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët. Edhe në komunat e tjera ka prani të banorëve serbë që presin të protestojnë.
Kryetari i kësaj komune Izmi Zeqiri ka njoftuar se kryetari i Zubin Potokut ka folur pas situatës së tensionuar në katër komunat veriore të Kosovës.
Zeqiri ka thënë në RTK se për shkak të kësaj situate nuk do të dal në zyrat e objektit të komunës së Zubin Potokut, duke shtuar se kështu do të veprojë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Kujtojmë se që prej ditës së premte situata në veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Serbët nuk lejojnë marrjen e pushtetit lokal nga shqiptarët në katër komunat, ndërsa janë përleshur me Policinë. Ditën e djeshme 53 qytetarë janë lënduar nga protesta e zhvilluar në veri të Kosovës.